INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin se sa vjeç është Vera Grabocka, Alketa Vejsiu habit me përgjigjen e saj! [FOTO]

E pyesin se sa vjeç është Vera Grabocka, Alketa Vejsiu habit me përgjigjen e saj! [FOTO]

Publikuar më: 13:05 28-08-2018

Vera Grabocka është një prej figurave më të njohura të ekranit dhe ndër më të komentuarat në showbizin shqiptar. Ajo ndiqet nga një numër i madh fansash në Instagram, ku ndan herë pas here momente jo vetëm nga puna por edhe nga jeta private.

Një ndër mikeshat dhe bashkëpunëtoret e saj më të mira është Alketa Vejsiu të cilat i kemi parë prej vitesh së bashku në ekranet tona.

Mirëpo ndërkohë që vitet kalojnë Alkleta dhe Vera ngelen po ato dhe fansat janë bërë kuriozë për moshën e regjisores së njohur. Në një foto të postuar ditën e sotme nga Alketa në profilin e saj në Instagram, një ndjekëse e ka pyetur moderatoren për moshën e Vera Grabockës.

Alketa një pyetje kisha. Vera 71 vjeçe është? Se unë them 71, po të tjerët se besojnë?”, e pyet ndjekësja moderatoren e njohur.

“Jooo është 20. Ka ngelur ora aty përgjithmonë”, ishte përgjigja e Alketës që i ka surprizuar të gjithë.

vvjs.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040061473846436