INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin si e përballove ndarjen nga Vin Veli, Bora Zemani përgjigjet troç: Nuk besoj se ka...[FOTO]

E pyesin si e përballove ndarjen nga Vin Veli, Bora Zemani përgjigjet troç: Nuk besoj se ka...[FOTO]

Publikuar më: 16:29 14-09-2018

Ndarja e tyre bëri shumë zhurmë në media. Bora Zemani dhe Vin Veli i dhanë fund marrëdhënies pasi u bënë prindër të një djali. Ata vetë e shpjeguan ndarjen me faktin se nuk përshtateshin dhe se ishin të vegjël kur u lidhën. Por edhe pse ka kaluar goxha kohë që kur të dy janë single, kurioziteti i ndjekësve vazhdon të rritet për të mësuar se çfarë po ndodh me jetën personale të Dj-t dhe moderatores.

Falë opsionit ‘Ask me në Instagram, Bora i është përgjigjur disa pyetjeve lidhur me jetën e saj private dhe sigurisht që nuk mund të mos e pyesnin për Vin Velin.

Moderatorja i ka shuar kuriozitetin fansave për sa i përket kësaj çështjeje. Nëpërmjet Instagram ajo është shprehur se ndarja nga Vini nuk ka qënë e thjeshtë.

“A ka qenë e vështirë për ty ndarja?”- ka pyetur një nga fansat e saj, ndërsa ajo ia ka kthyer “Nuk besoj se ka ndarje të thjeshtë...”.

NDAR.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0034260749816895