Trejsi Sejdini ose gangsterja e Elbasanit është kthyer në një nder femrat më të komentuara në media. Ajo njihet tashmë nga të gjithë, dikur nga videot ku bënte sherr dhe fotot provokuese, ndërsa sot si Miss Universe Albania që do përfaqësojë vendin në Amerikë.
Trejsi është shumë aktive në rrjetet sociale ku mban ndjekësit e saj të përditësuar me foto e video të ndryshme. Së fundmi ka publikuar një foto ku tregon vetëm fytyrën e saj dhe shkruan: Më vendos në listën e dëshirave.
Por një fans i ka lënë një koment ku e pyet se si ka mundësi që është e shëmtuar edhe me grim edhe me Photoshop. Ky koment nuk i ka pëlqyer aspak Trejsit e cila e ka quajtur “zotëri idiot” dhe i ka shpjeguar që foto është e paprekur fare dhe e pamodifikuar.