Keisi dhe Stresi janë një nga çiftet më të njohur të showbiz-it shqiptar, të cilët komentohen shumë për jetën e tyre personale. Së fundmi, Keisi i është përgjigjur disa pyetjeve që fansat i kanë bërë në Instastory. Një ndjekës e ka pyetur atë nëse po mendon të mbetet shtatzanë. Mirëpo, Keisi e ka hedhur poshtë këtë shtatzani dhe ka thënë “Absolutisht jo”, duke treguar se nuk ka ndërmend që tani afër të bëhet me fëmijë.