Rezart Veleshnja është një ndër aktorët më të mirë të humorit shqiptarë dhe me të vërtetë publiku e do shumë. E themi me plot gojën që rolet e tij “i qan” dhe kur themi rolët nuk bëjme asnjë përjashtim. Rezarti së fundmi ka sjellë për publikun një rol të ri duke imituar moderatorin e njohur Arian Çani dhe nëse do i dëgjonim pa i parë fare do vinim bast që është me të vërtetë Çani.
I ftuar mbrëmjen e djeshme në një nga emisionet televizive ai zbuloi bisedën me gazetarin Arian Çani pas imitimit të tij.
Ai u shpreh:
“Arjanin kur e kam takuar më thoshte; pse kështu jam unë? Dhe më shikonte. Nuk e imagjinoj as vetë të jem këtu. Njerëzit që kemi imituar, kanë qenë dashamirës. Unë për vete kam dëshirë të më imitojnë.”