INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E qara na ndihmon që të humbim peshë, por kujdes jo lot ‘krokodili’

E qara na ndihmon që të humbim peshë, por kujdes jo lot ‘krokodili’

Publikuar më: 12:28 01-05-2019

Një person nxjerr mesatarisht rreth 624 litra lot gjatë gjithë jetës së tij, të paktën këtë thonë shkencëtarët. Por njerëzit shpesh preferojnë të ndrydhin emocionet e tyre dhe shpesh ndihen të turpëruar. Por janë po shkencëtarët të cilët thonë se nëse qani kur jeni të lënduar emocionalisht ju ndihmon të humbisni peshë.

Ndoshta shumë prej jush nuk e besojnë se të qarët kanë një efekt të tillë por cdo gjë ka të bëjë me kortizolin i cili lidhet me obezitetin. Kortizoli është hormoni që clirohet kur jemi të stresuar.

Shumë prej nesh e dinë se ky hormon na ndihmon të luftojmë çdo gjë që është shqetësuese ose stresuese, duke na siguruar energji.

Problemi është se, në ditët e sotme, njerëzit nuk përdorin energji fizike për të luftuar dhe mbijetuar, por ato po mbyten në zemërim dhe frustrim. Rrjedhimisht, në prani të stresit dhe emocioneve të forta negative, trupi ynë mendon se po përdori kalori për t’u marrë me situatën dhe se ne duhet të marrim më shumë.Tani, shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se lotët emocionalë përmbajnë hormone: prolactin, leu-enkephalin dhe adrenocorticotropin (i quajtur edhe ACTH).

Të gjitha këto hormone prodhohen kur jemi nën presion. Ajo që ndodh është se kur ne nuk i ndrydhim emocionet tona dhe qajmë, këto hormone lirohen dhe niveli i kortizolit tonë është zvogëluar. Si rezultat, trupi ynë merr sinjalin se ne nuk kemi më nevojë për kalori shtesë për të përballuar “emergjencën”.

Sipas studiuesve mund të jetë zbuluar sekreti i të humburit peshë dhe ajo qëndron tek momentet e vështira që dikush kalon.

Por kujdes mos u mundoni të qani kur shihni një film, pasi vetëm lotët emocionalë ju ndihmojnë të humbisni kile.

Dhe shkencëtarët thonë se koha me e mirë për të qarë për t’u shfryrë është ora 19 me 22. Kjo është koha e përshtatshme kur doni të qëndroni vetëm.

Prandaj nëse jeni duke kaluar një periudhë të vështirë të jetës mendoni se e qara është metoda më e mirë për të gjetur qetësinë dhe një rifillim për trupin tuaj shpirtërisht dhe fizikisht.

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439