Që prej prezantimit të saj si velina e emisionit “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, ka tërhequr vëmendjen për bukurinë dhe hiret e saj. Kejvina është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh publikon foto dhe video të sajat si nga ambientet e punës apo edhe jetës private. Shpesh herë ajo është bërë pjesë e rubrikës “pyetje-përgjigje” në Instagram dhe të njejtën gjë ka bërë mbrëmjen e kaluar pas emisionit të Ermalit.
Një fans/e e ka quajtur si “analfabeten më të mirë në botë” e bukuroshja e ka publikuar këtë pyetje dhe krejt e qetë i thotë: “pz nuk jam po nejse”.