INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E quajnë 'Jevge, gabele', REAGON për herë të parë Mikela: 'Jemi popull ...'

E quajnë 'Jevge, gabele', REAGON për herë të parë Mikela: 'Jemi popull ...'

Publikuar më: 13:33 29-09-2021

Mikela Pupa është njëra nga vazjat më të përfolura të sezonit të ri të ‘’Për’puthen’’.

Krahash komplimenteve të shumta për pamjen tërheqëse që ka nuk kanë munguar as komentet negative që tashmë janë bërë të shpeshta në rrjetet sociale në drejtim të thuajse secilit nga fytyrat publike.

Përkundër që shumicën e tyre i injorojnë duket se diçka e ka revoltuar tej mase Mikelën, e cila ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

Së fundmi ajo ka marr shpesh komente diskriminuese për ngjyrën e saj të lëkurës, duke e quajtur me termat “gabele”, “jevg” dhe Mikela ka reaguar në rrjete sociale:

Nuk e dija që jemi popull kaq racist, përpos ofendimeve që dihet se nuk jam në pëlqimet e çdokujt, ofendimi që më ka tërhequr vëmendjen është jevg, gabele. Si tregoheni kaq racista more njerëz.
Unë nuk jam rome edhe nëse do isha, do isha krenare dhe do e thoja publikisht. Njeriun nuk e bën ngjyra, njeriun e bën zemra. Nëse do isha rome çfarë? Nuk duhet të flas, nuk duhet të dal në tv, nuk kam të drejtë të kem jetë si çdokush? Ju lutem thuajini stop këtij lloj racizmi dhe largoni mllefet, mbusheni jetën tuaj me pozitivitet. Të jesh romë nuk është turp as ofendim, jemi të gjithë të barabartë. Duajeni veten siç jeni dhe mundohuni të realizoni ëndrrat tuaja.”
,- shkroi konkurrentja në InstaStory.

Ritvana është konkurrentja tjetër, e cila i ka dal në mbrojtje Mikelës duke ripostuar story-n e saj.

“Stop paragjykimeve për pamjen e jashtme”,- ka shkruar Ritvana në mbështetje ndaj Mikelës.

Article Logic
Execution time: 0.003748893737793