INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E quajnë ku*vë, Gigi kundërpërgjiget!

E quajnë ku*vë, Gigi kundërpërgjiget!

Publikuar më: 13:56 24-03-2016

Ajo u detyrua të mbronte veten vitin e kaluar kur në Twitter e konsideruan “shumë e shëndoshë” për të qenë modele.

 

Gigi Hadid i është dashur të përjetojë të njëjtën eksperiencë kur një përdorues i rrjeteve sociale e ka “goditur” sërish duke e akuzuar se ajo kishte një të dashur të ri çdo dy javë.Kjo kritikë iu bë pasi bukuroshja 20 vjeçare postoi një foto të të dashurit, Zayn Malik me diçiturën”Dua të them se…” E tërbuar nga mesazhi, biondja iu kthye kritikuesit aty për aty me një koment të mprehtë.

“Unë kam dalë me 3 meshkuj në 3 vjet, i dashur” . Rrugëtimi  im mund të përmirësohet gjithnjë; shpresoj që edhe hidhësia e zemrës tënde të përmirësohet gjithashtu” shkruajti ajo në inat e sipër.

Gigi u shoqërua me këngëtarin Australian Cody Simpson për dy vjet përpara e të kishte një romancë me yllin e popit Joe Jonas, ndërsa aktualisht është me ish pjesëtarin grupit “One Direction”, Zayn Malik.

Romanca e bukuroshes me Zayn duket se po forcohet nga dita në ditë dhe cifti shpesh postojnë foto të njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0040857791900635