Duket se jo vetëm bashkëshorti por edhe vetë Melania Trump nuk gëzon simpatinë e të gjithëve.
Kjo e fundit ka paditur gazetën britanike DailyMail dhe bashkë me të edhe një bloger amerikan me akuzën se kjo media e ka quajtur punëtore seksi në vitin 1990. Trump e ka paditur këtë gazetë me shumën prej 150 milionë dollarësh.
Sipas DailyMail, zonja Trump ka punuar më parë si vajzë ekskortë me kohë të pjesshme në New York deri kur u takua me atë që sot është bashkëshorti i saj, Donald Trump.
Me siguri ky lajm ka goditur jo vetëm Melanian por edhe vetë Donald Trump duke qenë se ky i fundit po kandidon për shtëpinë e Bardhë. Pasi avokati i zonjës Trump i quajti të gjitha këto shpifje, DailyMail i ka tërhequr artikujt por nuk i ka shpëtuar denoncimit për prishje imazhi.