INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E quajtën gënjështare pasi tha se është e virgjër, Sindi tregon atë që i ka ndodhur nga “Për’Puthen”: Jam penduar që…

E quajtën gënjështare pasi tha se është e virgjër, Sindi tregon atë që i ka ndodhur nga “Për’Puthen”: Jam penduar që…

Publikuar më: 17:30 27-12-2020

Sindi është vajza 22-vjeçare e cila tashmë është pjesë e një prej emisioneve që ka për qëllim të nxjerrë çifte në fund të misionit. Konkurrentja simpatike ka jetuar në Bukuresht, teksa paralelisht ka ndjekur edhe studimet. Ajo është një ndër vajzat më të përfolura dhe më të kritikuar nga publiku. Deklarata që bëri më shumë bujë ishte ajo që Sindi pranoi publikisht se nuk kishte pasur kurrë lidhje intime me meshkujt dhe se ishte e virgjër. Pas kësaj sipas Sindit komentet kanë qenë të shumta, ndërsa shprehet se e kanë bërë të ndjejë edhe momente depresioni. Ajo deklaron se ndjekësit mendojnë se ajo ka gënjyer për mungesën e eksperiencave seksuale, teksa shton se që nga hyrja e saj në emision e deri tani ka humbur plot 7 kg.

Sindi:

Ishte një sulm indirekt nga komentet, më bëri të ndjej shumë presion.

Po ashtu Sindi ndihet disi edhe e penduar që tregoi historinë e saj që në hyrje të saj.

Ajo deklaroi:

Jam penduar, ndoshta nuk duhet ta thoja që në fillim.

Article Logic
Execution time: 0.0035438537597656