Ditën e diel, opinioni publik u trondit nga lajmi i ndarjes se parakohshme nga jeta i djalit 18-vjeçar të shkrimtares Flutura Açka, pas betejës nga një sëmundje të rëndë.
Të shumtë ishin ata që u sensibilizuan duke ofruar mbështetje dhe përkrahje për shkrimtaren, por kishte edhe nga ata që reaguan në një mënyrë të pabesueshme.
Psikologia, Genta Kaloçi e quajti si fitore të drejtësisë këtë humbje duke u shprehur me shumë fjalë negative dhe duke e cilësuar këtë ngjarje si shfarrosje të farës që natyra i bën këtyre spermave të prishura, duke i shkaktuar humbjen e fëmijëve të parë dhe të vetëm.
Një veprim i tillë nga ana e psikologes mesa duket e ka irrituar shumë opinionin publik dhe të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët në Facebook e kanë degjeneruar këtë të fundit për këtë xhest anti-human.
“Buçe e satëme dhe e tyt eti, shikoje në pasqyrë buçen”. “Bëni një punë të hajrit, spermatozoide të prishura”. “Monstër”.
Janë këto disa nga reagimet që i kanë bërë komentuesit psikologes Kaloçi në Facebook.