INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E quajti idiot dhe i vodhën INSTAGRAMIN, moderatorja seksi shqiptare thumbon publikisht futbollistin: Kush puth më shumë femra se…[FOTO]

E quajti idiot dhe i vodhën INSTAGRAMIN, moderatorja seksi shqiptare thumbon publikisht futbollistin: Kush puth më shumë femra se…[FOTO]

Publikuar më: 15:23 01-08-2019

Para disa javësh, komentatorja e parë shqiptare në historinë e futbollit, Qeqa Krelani, bëri bujë në media teksa pranoi një nga gafat që kishte bërë në komentimin e një ndeshje në transmetim direkt. Qeqa në emisionin e Ermal Mamaqit tregoi se e kishte quajtur “idiot” futbollistin e njohur shqiptar Edon Zhegrova, pa e ditur se mikrofoni i saj ishte ndezur.

Ajo tregoi se një situatë e tillë e kishte sikletosur paksa, teksa për Edonin u shpreh se nuk ka një simpati të veçantë si lojtar, sepse i duket “I dashuruar në vetëvete” si person.

Si të mos mjaftonin këto deklarata, “Instagrami” i komentatores shqiptare u vodh dhe atje u dol hapur se autorësia ishte nga mbështetësit e Zhegrovës.

Madje në një moment u tha se nëse Krelani e dëshironte sërish profilin e saj, atëherë duhej t’i kërkonte falje hapur Zhegrovës. Për të vazhduar më pas edhe me disa postime të tjera të pahijshme.

Gjithsesi Qëndresa Krelani arriti të merrte sërish llogarinë e saj dhe në mes një reagimi të gjatë, që me fjalët e zgjedhura dhe njohurinë e madhe e hedh “knock-out” Zhegrovën, thekson: “Lojtar ka shumë. Futbollista ka pak. Juve lojtarëve reklamues të Instagramit vetëm mund t’ju them një shprehje që ma ka mësuar babi im i ndjerë futbollist: “Një futbollist që puth më shumë femra se tituj, nuk është futbollist”.

sshssh.png

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992