Jo vetëm një hapësirë informimi në kohë reale, por me avanciminim e teknologjisë, rrjetet sociale janë kthyer edhe paksa në problem për etikën dhe kulturën që personat paraqesin aty.
Dajana Shabani është një nga moderatoret më trendi dhe më të dashura të ekranit, për të cilën nuk ka munguar edhe një episod jo shumë i këndshëm pasi ka publikuar në Instagram një video teksa kërcen nën ritmet e muzikës greke.
Një fans ka komentuar duke e cilësuar si spiune greke dhe ndër të tjerat e ka ofenduar duke e quajtur ku**ë.
Kaq ka mjaftuar dhe Dajani i shkruan: “A mo Vasil, të ka lënë Greqia me pasoja. Po ça faji të kam unë që desha të kërcej?! Se të shkon mami dhe motra me grek, nuk do të thotë se shkojmë të gjithë, hë xhan".
Me siguri komentuesi është bërë pishman! Dajana i ka kthyer reston e merituar./intv.al/