INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E quajti ''larvë'', ish zv-ministri Muka i përgjigjet Ramës: Je ish-kryeministër, bulizmi shenjë e psikopatisë! [VIDEO]

E quajti ''larvë'', ish zv-ministri Muka i përgjigjet Ramës: Je ish-kryeministër, bulizmi shenjë e psikopatisë! [VIDEO]

Publikuar më: 20:46 10-12-2018

Ish-zëvendësministri i Arsimit të Shqipërisë Taulant Muka i është kundërpërgjigjur Edi Ramës, pas etiketimeve të kryeministrit se Muka është një “larvë”. Përmes një dalje live në rrjetin e tij social “Facebook”, ish-zv/ministri i Arsimit duke u nisur nga etiketimet që i bëri Rama është shprehur se bulizmi është shenjë e psikopatisë. Muka tha se Rama nuk është më kryeministër, por ish-kryeministër.

“Bulizmi është një tjetër shenjë e psikopatisë. Qeveria na ka quajtur me radhë, barkderra,larva, ngelësa etj. Bulizmi është një mjet që psikopatët kërkojnë të turpërojnë të tjerët , që të heqin përgjegjësinë e vetes. Unë kam qenë përsëritës në disa provime dhe më pas kam studiuar në universitetet më të mira”, tha Muka.

Por, Muka ka “shpërthyer” vërtetë pasi e cilëson Ramën pjesë të së shkuarës, duke e bërë të mirëqënë rrëzimin e qeverisë së tij.

“Keni bërë shumë gabime, që shprehen në revoltën e rinisë së shpresës. Unë sot nuk do merrem me ju, se ju këtë doni. Unë do merrem me sovranin, rininë. Ftoj ish-kryeministrin e Shqipërisë që të vijë së bashku me mua në shesh dhe të shohim se kë do mbështesë rinia. Ju përshëndes të gjithëve nga Zvicra”, u shpreh ish zv/ministri i Arsimit.

Ndërkohë duke ju drejtuar studentëve protestues, Muka i kujton problemet që kanë e për të cilat duhet të ngrenë më fortë zërin përballë qeverisë Rama.

“Ju nuk keni ngrohje, juve nuk ju trajtojnë me dinjitet. Ju nuk keni akses në revistat shkencore. Sa pedagogë marrin ryshfet, këta nuk merren me ta, merren vetëm me pamjen. Qeveritë e këtyre viteve nuk ka qenë fare të ndjeshme me ju. Qeveritë psikopatike nuk dënojnë askënd, por përmendin suksesin në mendjen e tyre, atë që ata fabrikojnë. Kjo është ata që bëjnë vazhdimisht dhe unë e ndjej dhimbjen tuaj. Sot jeni më të zgjuar, keni mbështetës më shumë, keni intelektualët që i keni me ju. Rini kam një mesazh për ju, merrni gomën me vete. Fshini krimin në arsim, sillni dritën e diturisë në auditorë, luftoni për prindërit tuaj që luftojnë për ju gjithçka. Ishte fat që isha mes jush”, thekson ai.

Article Logic
Execution time: 0.0037848949432373