Ajo është një nga këngëtaret më pa komplekse dhe gjithmonë di të jetë e drejtëpërdrejtë me publikun.
Bëhet fjalë për Xhesika Polon; këngëtarja që herë pas here “përplaset” me vrerin që “gojët e liga” hedhin në rrjete sociale. Ajo nuk e ka fare problem t’ua kthejë “back” dhe t’i nxjerrë zbuluar ata që flasin keq.
Kjo gjë ndodhi pasi publikoi para pak ditësh në Instagram një foto me bikini, pa filtra dhe plot vetbesim. Shumë ndjekës e kanë komplimentuar për fizikun, por edhe këtë herë pati komente jo fort të mira dhe ofenduese.
Një ndër to, Xhesika e ka postuar në InstaStory sëbashku me një reagim të ashpër nga ana e saj.
“Pa u kon lop s’del njeriu në këtë gjendje… apo të doket trupi seksi? Më erdhi keq me të shkru në publik po të shkruaj në privat”, i shkruan një ndjekëse.
Ndërkohë, përgjigjia e Xhesikës ja ka mbyllur gojën: “Duhen bërë publike mesazhet nga njerëz të sëmurë si puna e kësaj që të zënë mend! I duket sikur po më bën nder që po më shan në privat dhe po ma kursen “turpërimin” INJORANCA NUK KA BRIRË! Mjerë fëmijët që rriten nga njerëz si ty që mllefin e jetës së trishtuar ja nxjerrin dikujt si unë që si bëj keq askujt thjesht jetoj si t’më dojë kokrra e qejfit dhe fle rehat!”