INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E quajti “lopë”; këngëtarja shqiptare zbulon ARSYEN pse demaskoi ndjekësen!

E quajti “lopë”; këngëtarja shqiptare zbulon ARSYEN pse demaskoi ndjekësen!

Publikuar më: 21:32 09-06-2021

Ajo është një nga këngëtaret më pa komplekse dhe gjithmonë di të jetë e drejtëpërdrejtë me publikun. 

Bëhet fjalë për Xhesika Polon; këngëtarja që herë pas here “përplaset” me vrerin që “gojët e liga” hedhin në rrjete sociale. Ajo nuk e ka fare problem t’ua kthejë “back” dhe t’i nxjerrë zbuluar ata që flasin keq.

Kjo gjë ndodhi pasi publikoi para pak ditësh në Instagram një foto me bikini, pa filtra dhe plot vetbesim. Shumë ndjekës e kanë komplimentuar për fizikun, por edhe këtë herë pati komente jo fort të mira dhe ofenduese.

Një ndër to, Xhesika e ka postuar në InstaStory sëbashku me një reagim të ashpër nga ana e saj.

“Pa u kon lop s’del njeriu në këtë gjendje… apo të doket trupi seksi? Më erdhi keq me të shkru në publik po të shkruaj në privat”, i shkruan një ndjekëse.

Ndërkohë, përgjigjia e Xhesikës ja “mbylli gojën”. (LEXO KËTU)

E ftuar në emisionin “Shqeto” këngëtarja tregoi se pse vendosi ta “demaskonte” ndjekësen dhe mesazhin ofendues.

Në lidhje me këtë Xhesika u shpreh: Unë ktë reagimin që e bëra publik, unë e bëra për një mesazh dhe jo se u preka vetë. Por kam marr shumë mesazhe dhe madje kishte dhe njerëz që replikonin me njëri-tjetrin, mesazhin e ndjeva si përgjëgjësi. Mendoj se ne si popull jemi natyrë e nënshtruar, dhe kemi dëshirë të ndjekim njerëzit me influencë dhe i mendojmë ato si perfekt dhe kur shohin që nuk janë, zhgënjehemi.”

Xhesika tregoi se aktualisht po mban një regjim ushqimor teksa u shpreh: Këtë gjë ë bëra dhe për veten time. Njerëzit, po të merreshin me gjëra me të rëndësishme, bota duhet të ishte më e shëndetshme.

Ndërsa në lidhje me planet e saj afat-shkrutra, Xhesika tregoi se po bën një këngë të re, me motive verore.

Article Logic
Execution time: 0.0023858547210693