INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E quajti një 70 vjeçar jo të vjetër/ KSSH i kthehet ashpër Arben Ahmetajt

E quajti një 70 vjeçar jo të vjetër/ KSSH i kthehet ashpër Arben Ahmetajt

Publikuar më: 09:35 08-02-2019

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj mbrëmë nga një studio televizive, i pyetur për moshën e pensionit, që tashmë ka shkuar në 70 vjeç, është shprehur se në Shqipëri nuk quhet më i vjetër një 70 vjeçar.

Duke marrë shkas nga fjala e ish ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë(KSSH), në një deklaratë të bërë për mediat, ka thekuar se disa profesione nuk arrinë ta gëzojnë dot atë moshë, duke vënë në fokus personat që punojnë nëpër miniera.

“Kur ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj, shprehet se mosha 70 vjeç nuk është e madhe për të dalë në pension me siguri u referohet 70 vjeçarve në perëndim, ku standarti i jetesës dhe kushtet e punës nuk kanë asnjë lidhje me Shqipërinë, ku për 50 vite diktaturë dhe 30 vite demokraci hibride punëtori është trajtuar dhe paguar si skllav.
Kur ti Arben flet për 70 të mbajtur me siguri ke parasysh bashkëpunëtorët e tu në zyrat komode të shtetit, që u këputet qafa sa nga minifundi i sekretareve dhe ngrohtësia dhomës për shkak të kondicionerit që qëndron ndezur edhe natën se energjia në fund të fundit paguhet me taksat tona.”-thuhet më tej në deklaratë.

Po ashtu kreu i KSSH, ndërsa i drejtohet ish-ministrit, i kujton se “kur diskutohej reforma e pensioneve të kam zënë zyrën dhe të kam folur për minatorët për naftëtarët për metalurgët për arsimtarët e ju kam thënë se pensioni në moshën 70 vjeç është një maskaradë dhe kostot e kësaj nuk do të vonojnë.
Jetëgjatësia e burrave shqiptarë është 78 vite dhe sipas llogarisë tënde prej mësuesi të gjuhës së huaj dhe ekonomisti ekselent një njeri që ka punuar 30 vite do përfitojë vetëm 8 vite pension.”.

Sipas KSSH, kjo është nihiliste dhe një politike antikombëtare.

“Teksa ti do shijosh benefitet e të qenit kokë shteti edhe pas 70 -tave, shqiptarët që kanë punuar 30 ose 40 vite do përfitojnë vetëm 8 vite pension.
Kur të dëgjoj teksa flet me kompetencë si ekspertë ekonomie më vijnë ndër mend ata minatorë nga gjithë Shqipëria që po presin miratimin e statusit.
Ata çdo ditë të punës tyre kanë luftuar egërsisht me vdekjen sot janë pa status, ndërsa ti me kolegët e tu që keni nga 10 shtëpi e vila merrni edhe bonus qiraje nga parlamenti.”- përfundon deklarata e bërë nga KSSH.

Article Logic
Execution time: 0.003687858581543