Pak ditë më parë, Mozzik dhe Getinjo lançuan këngën e tyre të re të titulluar “El Chapo”.
Menjëherë pas publikimit, kënga u kthye në hit që nisi të dëgjohej kudo nga shqiptarët. Të shumtë janë ata që i kanë mbështetur djemtë në rrjete sociale, duke ndarë pjesë të këngës së tyre në instagram.
Getinjo dhe Mozzik kanë ripostuar videot e fansave në llogaritë e tyre, mirëpo veprimi i fundit i Getinjos na habiti të gjithëve.
Njërën prej video të një modeleje bukuroshe zeshkane, reperi e ka shoqëruar me mbishkrimin e madh “zemra jem”.
Vajza në fjalë quhet Rina dhe është shqiptare e Kosovës.
Ende s’e dimë ç’raport ka Getinjo me bukuroshen, mirëpo fansat po presin sa më parë një shpjegim nga reperi!