Para pak ditësh, moderatorja Ori Nebiaj hodhi një thumb të papritur në rrjete sociale, duke iu drejtuar njërës prej moderatoreve të reja të ekranit. Ajo e quajti “shkarravinë” vajzën në fjalë, duke ngritur aludime të mëdha tek publiku.
“Pupupupu, e diela në shtëpi përfundimisht është një torturë nëse bën ‘zapping’ në TV. Ca emisione shterpë dhe tallava e ka shkarravina që bëjnë si moderatore por që shkaktojnë dhimbje sysh e veshesh. Ndjesë për mllefin e sinqertë por i ka jeta dhe këto,”- shkroi Ori Nebiaj dhe siç duket e paska patur për Megi Pojanin, pasi kjo e fundit reagoi.
Megi postoi një foto në Instagram dhe bashkëngjitur saj shkroi:
“Unë jam fëmijë i ’96. Nuk jam e viteve ’80 dhe s’më ka ngelur ora tek nostalgjia italiane, tek eleganca e mediasetit dhe mina e celentano. Unë jam rritur me Dicney Channel, serialet amerikane e MTV. Unë e adhuroj magjinë, shumë s’është kurrë mjaftueshëm dhe e di mirë si e bëj punën time. Unë dua të jem një magji spektaklesh. Unë nuk moderoj, Unë Megipojanizoj! EVIVAAAA EPOQUE DE MEGHI POZHANIH EVIVA MANICURE EVIVA GROTESQUE,”- iu përgjigj Pojani.
Ori Nebiaj nuk e la me kaq dhe iu kthye publikisht Megit, duke thënë se e kishte mllefin me Barbara Urson.
“Pse të djeg miza ty moj xhan? Doni ta dini me kë e kisha mllefin? Me Barbara Urson e kisha dhe barbaraursizmin tuaj. E për ta mbyll me pozitivitet, jam shumë e lumtur për këtë mllefin tim sot se mu kthye në shumë dashur i dhe buzëqeshje nga të gjithë ju që lundroni në instan tim. Jeni të paparë dhe shumë në sinkron me mua dhe me njëri-tjetrin! Ju mejd maj dej!”- shkroi Nebijaj.