Melisa dhe Atdheu realizuar pak ditë më parë një takim të nxehtë, ku nuk munguan prekjet, puthjet e përqafimet. Të dy shfaqën hapur interes ndaj njëri tjetrin, por duket se opinionistit Arjan Konomi ky takim ju duk i neveritshëm.
Ai tha se Atdheu nuk mund të ketë ndjenja të sinqerta për Melisën pak ditë pasi puthi në studio Anën. Arjani e quajti Atdheun një aktor të dështuar, ndërsa Melisën një viktimë të tij.
Deklaratat e tij ngjallën debat në studio si nga Melisa ashtu edhe nga Atdheu të cilët diskutuan me Arjanin, por duket se debati nuk u mbyll me aq.
Melisës ende nuk i ka dalë e keqja dhe vijon të hedhë kunja drejtuar Arjanit.
Ajo ka postuar një foto ku pozon bashkë me Atdheun dhe krahas fotos shkruan: “Të neveritshmit”, duke ju referuar mënyrës se si u shpreh ai për takimin e tyre.