INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E quanin përbindësh kur ishte e vogël, vajza me nishane konkuron në Miss Universe [FOTO]

E quanin përbindësh kur ishte e vogël, vajza me nishane konkuron në Miss Universe [FOTO]

Publikuar më: 08:27 29-06-2017

Një vajzë, e cila është ngacmuar shumë nga njerëzit pasi fytyra e saj është e mbushur me nishane, ka vendosur që të sfidojë torturuesit e saj duke garuar në Miss Univers.

Evita Delmundo nga Malajzia ka lindur me nishane të mëdha ngjyrë kafe që i mbylonin fytyrës dhe trupin. Për këtë arsye ajo ka qenë objekt tallje nga nxënësit e tjerë të cilët e konsideronin përbindësh.

“Sigurisht nuk ka qenë e lehtë për mua. Fëmijët që në shkollën fillore nuk donin që të rrinin me mua dhe më thërrisinin përbindësh,”-ka thënë Evita.     

Kjo gjë e bënte 20-vjeçaren të ndihej keq me veten e saj por sapo mbaroi gjimnazinm me ndihmën e nënës së saj dhe disa nxënësve, fitoi përsëri besimin dhe vendosi që ti sfidonte që të gjithë.  

Miss Delmundo, e cila refuzon që ti nënshtohet operacionit për të hequr nishanet,  tani ka marrë hapin më të guximshëm të jetës së saj dhe po konkuron në Miss Universe Malaysia.

“Gjithmonë kam ëndërruar që ti heq por mjekët kur isha në moshën 16-vjeçare më paralajmëruan se operacioni mund të më dëmtonte shëndetin, ndaj vendosa që ta pranoja trupin tim ashtu siç e kam.”

PAY-NEWSLINK8671826_79062.jpg

PAY-NEWSLINK8671817_79059.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036711692810059