Disa ditë më parë u zbardh 25 emrat pjesmarrës në festivalin e RTSH-së, në kompeticionin më të rëndësishëm të këngës në Shqipëri.
Erik Lloshi nuk u pranua dhe kënga e tij është refuzuar të bëhet pjesë e listës pjesëmarrëse, ndërsa këtë lajm e konfirmoi vetë këngëtari për Newsbomb.al, duke treguar se nuk ka marrë asnjë sqarim.
Mirëpo në një intervistë në emisionin "Semafor" në RTSH, Eriku e quan të padrejtë refuzimin e tij në festival.
"Isha me tekst dhe muzikë të shkruajtur nga vetë unë. Me atë informacion që kam, ka kompozitorë të huaj gjë që nuk është e lejueshme dhe më vjen shumë keq për këtë pjesë. Ka kompozitorë që nuk kanë kombësi shqiptare. Unë do vazhdoj ta them që është e padrejtë", u shpreh Eriku