Edhe pse shumë kemi dëgjuar për pushtimin nga shpirtrat por të rralla janë rastet kur ato dokumentohen me fakte, si në këtë rast me video. Një grua e cila e pushtuar nga shpirtrat djallëzorë lirohet në një pastrim shpirtrash në sytë të 300,000 besimtarëve në Romani, që u mbajt në datat 10-14 tetor.
E reja ulëret ndërkohë që vihet pranë një relike të krishterë. Ceremonia u mbajt gjatë festimit vjetor të Shën Parasevka, në katedralen metropolitane në Iasi. Ajo u mbajt nga dy policë për t’u dërguar në ambulancë, u afrua një grua e moshuar dhe u tha çonin tek relikët e shenjtë. Ajo dëgjohet që thotë: ”Jo, ku po më çoni”.
Në atë moment afrohet dhe një prift dhe dëgjohet duke thënë: ”Mos e lëshoni”. Gruaja ulëret duke thënë: “Jo, nuk dal jashtë”. Pasi qetësohet ajo më pas u transportua në një ambulancë.