Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një dasmë në qytetin e Korçës.
Njërit prej dasmorëve, i ka rënë të fikët në mes të dasmës dhe ka ndërruar jetë. Ndonëse iu dha ndihma dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Korçës, mjekët deklaruan që s’mund të bënin gjë për të, pasi kishte mbërritur i vdekur.
Policia e Korçës deklaron se ende nuk dihet lidhja që kishte 40 vjeçari me çiftin që martohej.
Sipas bluzave të bardha në spitalin e Korçës, shkak për vdekjen e tij është bërë një atak kardiak.