INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë, 17-vjeçari plagos me thikë një 21-vjeçar

E rëndë, 17-vjeçari plagos me thikë një 21-vjeçar

Publikuar më: 12:49 23-08-2018

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës ku një 17-vjeçar ka plagosur një 21-vjeçar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Pavarësia' pranë Lungomares.

Personi i arrestuar është identifikuar me inicialet E.P, banues në Vlorë, ndërsa viktima është shtetasi me inicialet R.S banues në Babicë e Madhe.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.08.2018, rreth orës 23:00, në zonën e Lungomares ka ndodhur një konflikt ku për pasojë është plagosur me mjet prerës një shtetas.

Shërbimet e policisë shkuan në vendin e ngjarjes ku konstatuan se në lagjen “Pavarësia”, shtetasi E.P, ka goditur me mjet prerës “thikë” shtetasin R.S., 21 vjeç, banues nė fshatin Babicë e Madhe Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e mirëorganizuara dhe të shpejta policore, u bë e mundur identifikimi dhe kapja në kohë e autorit në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i K.Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273