Prej 18 ditësh një 17 vjeçare ishte shpallur e zhdukur nga familjarët e saj në Kukës. Ishte babai i saj i cili ka denoncuar zhdukjen e adoleshentes pranë uniformave blu të qytetit. Pas vënies në lëvizje të uniformave blu kanë gjetur të varur me litar 17 vjeçaren. Sipas policisë vajza u gjet e pajetë gjatë kontrollit në territorin e fshatit Pisë.
Njoftmi i Policisë:
“Adoleshentja me iniciale A.H ka qenë shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 02.09.2017, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Kukës, babai, shtetasi B.H, ku ka denoncuar largimin e saj nga banesa. Nga ekspertiza mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, si dhe dyshohet të jetë vetëvarur. Ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.