Një aksident i rëndë është regjistruar në Ukrainë ku një 20-vjeçare ka kaluar me semaforë të kuq duke përplasur një turmë njerëzish, ku 6 kanë ndërruar jetë, mes tyre dhe një vajzë 15 vjeçare.
Alyona Zaitseva është autorja e aksidentit e cila është vajza e një milioneri.
Mësohet se truprojat e Zaitsevas në momentin e ngjarjes e morën menjëherë 20 vjeçaren për ta mbrojtur nga turma e tërbuar.
Sipas mediave vendase vajza milionere rrezikon të dënohet me 10 vite burg por për shkak të pushtetit të të atit ajo do lirohet.