Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Durrësit.
25-vjeçari i identifikuar si Hajri Neziri ka plagosur me thikë dy prindërit e tij të moshuar.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e tyre dhe se dy të moshuarit janë transportuar për në urgjencën e Durrësit dhe janë në rrezik për jetën.
Policia ka vendosur në pranga autorin dhe po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë.