Një 60 vjeçar nga Kuçova është goditur nga rrufeja. Bilbil Asllani ka qenë duke konsumuar një kafe në lokal dhe sapo ka dal jashtë është goditur nga rrufeja. Banuesi i lagjes “Tafil Skëndo” të Kuçovë, është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit. “Më datë 11.08.2018 rreth orës 20:00, është marrë njoftim se pranë një lokali në Kuçovë, një rrufe ka goditur shtetasin B.A, 60 vjeç, banues në lagjen Tafil Skëndo, Kuçovë. Për pasojë shtetasi i lartpërmendur ka marrë lëndime dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Berat për ndihmën e nevojshme mjekësore, i cili për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën,” njofton policia.