Një aksident i frikshëm ajror me ka vënë në panik 121 pasagjerë nga të cilët të paktën 10 persona janë lënduar. Mësohet se avioni Boeing i kompanisë 'AKL Airlanes' që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel, Zvicër pati turbulenca të mëdha 20 deri 25 minuta para uljes.
Incidentin e ka konfirmuar zëdhënësja e Aeroporti në Bazel, Vivienne Gaskell, për albinfo.ch.
Ajo ka thënë se avioni që kishte në bord mbi 120 pasagjerë për fat pak u lënduan. Ai është ulur në orën 20:07 dhe 10 personat, që mendohet se ka dhe kosovarë menjëherë janë dërguar në spitalin e qytetit të Bazelit.
Ndërsa një udhëtar ka thënë se nga turbulencat e forta edhe karriget kane dalë nga vendi dhe disa persona kanë pësuar lëndime serioze.