Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Nashville të SHBA-së ku një foshnjë 1 vjeçare ka gjetur vdekjen pasi ishte harruar në makinë nga babi i saj adoptues.
Mësohet se babi i viktimës e kishte marrë vogëlushen me vete pasi kishte përcjell vëllezërit e saj për në çerdhe dhe në momentin që kishte arritur në shtëpi kishte harruar ta merrte nga makina.
Sipas informacioneve foshnja ka qëndruar për një kohë të gjatë në makinën e parkuar në oborrin e shtëpisë ku temperaturat e mjedisit shënonin 25 gradë.
Vogëlushja është gjetur nga nëna e saj adoptuese e cila e ka çuar menjëherë për në urgjencë por që s'ka mundur dot ta shpëtoj.