Banorët e Krujës janë zgjuar sot të terrorizuar, pasi kanë gjetur në lumin Ishëm 200 koka derri dhe organe të brendshme. Kjo katastrofë mjedisore ka trembur shumë ata pasi kanë frikë për përhapjen e ndonjë epidemie të mundëshme. Nuk dihet se si kanë përfunduar këto mbetje shtazore në brigjet e lumit Ishëm as se nga kanë ardhur.
Disa nga kokat e gjetura kanë edhe numër matrikulimi, por një pjesë e numrave vërehet se janë të dëmtuar.
Ata kanë thënë se fillimisht nuhatën një erë të keqe dhe më pas vunë re se qentë endacakë kanë nisur ti tërheqin drejt tokës.