INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë, bllokohen 3 restorante ne jug, shërbenin në kushte skandaloze [FOTO]

E rëndë, bllokohen 3 restorante ne jug, shërbenin në kushte skandaloze [FOTO]

Publikuar më: 13:52 23-08-2018

AKU vijon me kontrollet në jugun e Shqipërisë për kushtet higjeno-sanitare.

Në një njoftim të fundit bëhet me dije se janë bllokuar 3 restorante për shkak të kushteve skandaloze të gatimit.

1535021955_399200725019309735843827976939181429489664n.jpg

Njoftimi i Plotë

Gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka bllokuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Bar-Piceri” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.Ndërsa një tjetër subjekt me aktivitet “Restorant” është goditur nga AKU për shkak se tregtonte produktin “Dater” ose ndryshe “midhja hurmë”, tregtim i cili nuk lejohet sipas legjislacionit në fuqi.

1535022442_akubllokon6.jpg

Ndaj dy subjekteve Bar-Piceri “Ksamili” dhe Bar-Resorant “Donika Haxhiraj” në Jonufër, Vlorë janë marrë masë administrative gjobë (për kushte të rënda higjeno-sanitare) si dhe bllokim të menjëhershëm të aktivitetit.Ndëra ndaj subjekti, restorant “Lori”në Ksamil u mor masë administrative gjobë 100.000 lekë si dhe asgjësim i 1 kg “dater” duke e bërë të papërdorshëm për konsum.

1535022442_akubllokon4.jpg1535022442_akubllokon2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336