Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt HEC-it të 'Lapaj' në Kukës.
Sipas njoftimit të policisë dëmet janë të mëdha, pasi plumbat kanë goditur nënstacionin elektrik, duke e nxjerrë jashtë funksionit.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 gëzhoja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Njoftimi:
"Më datë 31.05.2018, në orët e para të mëngjesit, në sallën operative të DPV Kukës, përgjegjësi i rojeve në HEC-in ‘Lapaj’ ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ku kanë konstatuar se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të transformatorit të nënstacionit elektrik, duke e nxjerrë jashtë funksionit.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 gëzhoja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve”