INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë, burri nga Elbasani jetonte prej kohësh me insektin në veshë [FOTO]

E rëndë, burri nga Elbasani jetonte prej kohësh me insektin në veshë [FOTO]

Publikuar më: 15:51 18-07-2018

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit.

Mjeku otorinolog Mina Kallajxhiu, ka gjetur një buberrec në veshin e një pacienti.

Prej disa kohësh pacienti ankohej se nuk dëgjonte mirë dhe se herë pas here kishte zhurma e dhimbje në vesh.

Buburreci në veshin e pacientit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, është ekzaminuar gjatë kontrollit mjekësor.

Sipas dr. Minait, buburreci ka kohë që është futur në vesh e madje ka jetuar aty duke u ushqyer me dyllë.

Nuk është hera e parë që mjeku specialist Mina Kallajxhiu nxjerr gjallesa, objekte apo insekte të tilla nga veshët e pacientëve duke u shpëtuar atyre jetën pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. 

 /Infoelbasani.al./

 

Screenshot_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713