Tre automjeteve janë djegura gjatë natës në fshatin Gjashtë të Sarandës. Mësohet se zjarri ra rreth orës 04:55, në garazhin e servisit të shtetasit K.B. Sipas Policisë, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar për shkaqe elektrike në njërin mjet dhe më pas flakët e zjarrit janë përhapur edhe në dy mjetet e tjera. Megjithatë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit dhe të saktësojë dhe dyshime të tjera.