Një raport prej 2300 faqesh i është dorëzur Papa Françeskut, ku dokumentohen 64 raste abuzimi pedofilie nga kleri katolik në Kili.
Raporti është hartuar nga kryetari i kongregacionit të doktrinës fetare në Selinë e Shenjtë, arqipeshkopi maltez Charles J, Scicluna .
Dëshmitë e kësaj dosje zbardhin abuzimet seksuale të kryera ndaj mjaft fëmijëve. Ati i Shenjtë ka thirrur me urgjencë në Romë peshkopët kilianë për të dialoguar mbi vendimet që duhen marrë.
Dëshmitë e mbledhur në Kili mbi rastet e pedofilisë nga kleri vendas dëshmojnë mjaft jetë të pafajshme të kryqëzuara e kjo më shkakton dhimbje e turp. Pranoj se kam bërë gabime serioze të vlerësimit dhe të perceptimit të situatës për shkak të mungesës së një informacioni të vërtetë e të balancuar, shprehet Papa Francesku