INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë. E zë poshtë bombola e gazit, 3-vjeçari ndërron jetë në spital

E rëndë. E zë poshtë bombola e gazit, 3-vjeçari ndërron jetë në spital

Publikuar më: 12:25 16-08-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë. Një 3-vjeçar ka humbur jetën në spital. Fëmija ka qenë duke luajtur kur një bombol gazi e ka zënë poshtë. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 11:25, në fshatin Mborje-Korçë, në banesë, shtetasit J.D, rreth 3 vjeç, dyshohet se duke luajtur aksidentalisht i ka rënë duke e zënë poshtë, një bombol gazi e madhe e cila për pasojë i ka shkaktuar dëmtime në trup. Fëmija është dërguar në Spitalin e Korçës nga familjarët e tij, ku dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0019199848175049