INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë. Ekzekutohet në makinë ish inspektori dhe bashkëshortja e tij, shpëton foshnja

E rëndë. Ekzekutohet në makinë ish inspektori dhe bashkëshortja e tij, shpëton foshnja

Publikuar më: 08:11 15-07-2018

Një krim i rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Shkodrës.

Burrë e grua janë ekzekutuar me disa plumba në makinën e tyre tip 'Benz'.

Trupat e pa jetë janë gjetur mëngjesin e sotëm nga banorët e lagjes.

Brenda në makinë ka qenë dhe fëmija 1 vjeç i çiftit që fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Sipas hetimeve të para nga policia, viktimat janë Boran Bërçama dhe bashkëshortja e tij.

30-vjeçari ka punuar si Inspektor Krimesh në Komisariatin e Shkodrës, por që pak kohë më parë ishte liruar nga detyra.

Dyshimet e para se ku po heton policia është ajo e vrasjes për shkak të profesionit.

Njoftimi i Policisë

Më datë 15.07.2018, ora 06:40, në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër, në automjetin me targa AA006HA, janë gjetur të vrarë me armë zjarri shtetasit, B. B. dhe bashkëjetuesja.

Menjëhere kanë shkuar në vendngjarje sherbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0039420127868652