INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë/ Emigrantin në Korçë e ka ekzekutuar kunati, ai sapo u zbulua vrau veten

E rëndë/ Emigrantin në Korçë e ka ekzekutuar kunati, ai sapo u zbulua vrau veten

Publikuar më: 08:59 09-07-2019

Ngjarja e tmerrshme e mbrëmjes së kaluar në Korçë ku i gjet i vrarë në banesë emigranti Gramoz Nako është zbardhur sot me detaje dhe autori duhet të këtë qënë kunati i tij, Safedin Zenellarit. Po dhe 71-vjeçarit Zenellari i ka dhënë fund jetës, pasi pa në derë policinë këtë mëngjes. 

Mësohet se policia ka shkuar për të pyetur dhe ai u kyç në dhomë dhe ka qëlluar veten. Sipas policisë dyshohet se Zenellari ishte futur në shtëpinë e kunatit për të grabitur.
Gjatë grabitjes 71-vjeçari është përleshur me kunatin e tij dhe më pas e ka qëlluar. Ndërkohë, më pas në banesën e viktimës, Gramoz Nakos është vënë re mungesa e 13 mijë eurove.
Më pas u zbulua që arma me të cilën u vetvra ishte njëjta që ekzekutoi Nakon.

57-vjeçari, Gramoz Nako babi i tre fëmijëve, jetonte në SHBA, ndërsa sapo ishte kthyer nga Turqia ku kishte kaluar pushimet me familjen. Ai do të qendronte dhe disa ditë në Korçë.

Article Logic
Execution time: 0.0038950443267822