E rëndë. Një person ka gjetur vdekjen në qytetin e Shkodrës. Gjendet i vdekur roja i institucionit të Zyrës së Punës në Shkodër. Ngjarja është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne. Mësohet se Agron Gokovi, 58 vjeç është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm. Sipas të dhënave të para mësohet se 58-vjeçari ka gjetur vdekjen si pasojë i një ataku kardiak. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe autoambulanca. Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.