Në shkollën e mesme të fshatit, Kastriot të Dibrës një grup gjimazistësh janë “përleshur”, për pasojë një prej tyre që është goditur me mjete të forta ka rënë në koma. 17-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin e qytetit dhe më pas do të transportohej me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Policia ka filluar hetimet për këtë ngjarje, që ndodhi brenda ambjenteve të gjimnazit.