INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë, gjyshja gjen pa jetë në vaskën e banjës, nipin 22 vjeç

E rëndë, gjyshja gjen pa jetë në vaskën e banjës, nipin 22 vjeç

Publikuar më: 08:14 08-08-2018

Një 22-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Tiranë. I riu me inicialet J. B është gjetur nga gjyshja e tij, i vdekur brenda vaskës në banesë në rrugën "Kongresi i Manastirit". 

"Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:25, në rrugën ”Kongresi Manastirit”, në tualetin e banesës, në vaskë, është gjetur pa shenja jete nga gjyshja, shtetasi J. B., rreth 22 vjeç. Nga këqyrjet paraprake nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup. Po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes"-është informacioni paraprak i dhënë nga policia e Tiranës.

Article Logic
Execution time: 0.0034949779510498