Një grua kërcënon sedo të hidhet nga pallati. Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën e Tiranës së Re në Tiranë, ku shtetësja ENkelejda Ahmetaj kërkon drejtësinë përmes një akti ekstrem siç është vetëflijimi duke u hedhur nga lartësia.
Sipas të dhënave mediatike shtetasja Enkelejda Ahmetaj prej 30 minutash qëndron në tarracën e një pallati tek “Tirana e Re” për shkak të një konflikti me ndërtuesit e pallatit. Mësohet se Ahmetaj është vajza e pronarit të truallit ku po ndërtohet pallati. Ajo thotë se ka probleme me kontratën.
I vëllai i gruas që kërcënon të hidhet nga pallati thotë se nuk kemi përfituar asnjë centimetër dhe akuzon ndërtuesin se i ka mashtruar
“Ka bërë dokumente falco, leje të paligjshme, ka shitur të gjithë apartamentet. Ne s’kemi marrë asgjë fare. Nuk dimë çfarë të bëjmë më. Ka disa ditë që na thotë do hidhem nga pallati, sot në mëngjes e mësuam”.
Nga ndërhyrja e policisë është bërë e mundur që të bindet gruaja që të zbresë nga taraca e pallatit.