Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fierit. Një 19 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 8 i pallatit rreth orës 2 pas mesnate, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas të dhënave të para mësohet se ngjarja ka ndodhur orës 02:10, në lagjen “Apollonia” Fier dhe vajza bashkëjetonte me një 38 vjeçar. Shtetasja S.B, 19-vjeç nga Kuçova dyshohet se është hedhur nga kati i 8-të i pallatit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas hetimeve të para mësohet se vajza jetonte me shtetasin me iniciale A.Ç 38-vjeç, i cili pas ngjarjes së rëndë u shoqërua nga policia.
Por sipas të dhënave të para të uniformave blu ata kanë qenë së bashku në momentin që vajza u hodh dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.