INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

E rëndë! Historia e përdhunuesit serial, shqiptarit në Itali [FOTO][VIDEO]

Publikuar më: 13:00 23-11-2016

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Avezzano të Italisë. Një 19 vjeçar shqiptar është bërë tmerr i qytetit ai ka përdhunuar për herë të dytë. E këtë herë në grackën e tij kanë rënë dy infermiere të qendrës “La Crisalide”. Një nga to e përdhunoi në makinë dhe tjetrën e ka lidhur duke kryer më pas aktin seksual me dhunë. Një prej infermierëve ka raportuar ngjarjen në polici dhe tha se përdhunimi u krye nën kërcënimin e thikës që kishte me vete i riu shqiptar, Enriges Kavalli.
Edhe pse ngjarja ka rreth një muaj që ka ndodhur u desh pak kohë që të përfundonin të gjitha dosjet hetimore dhe pritet që fjalën e fundit ta thotë profesori Paolo Capri, i cili do të deklarojë nëse shqiptari ishte i aftë mendërisht në momentin që ka kryer krimin seksual apo jo.
Mjeku është ngarkuar të analizojë të riun dhe seanca është planifikuar në 12 dhjetor, në burgun në Teramo ku Kavalli po mbahet prej gati një muaji.
Kërkesën e ka bërë mbrojtja, avokati i tij, Gianluca Totani, që pretendon se me këtë përfundim do të lehtësojë pozitën e të arrestuarit.

mjekuuuu.jpg


Po sidomeqënë shqiptari që nuk ishte i panjohur për drejtësinë italiane rezulton se ka qenë edhe më parë i arrestuar për përdhunim. Në dosjen e tij është shënuar edhe përdhunimi që ai ka kryer kur ka qenë vetëm 16-vjeçar. Në atë kohë ai kishte përdhunuar një punonjëse sociale.
Në kushte të tilla, akuzat në dosjen e shqiptarit janë të rënda, përdhunim me dhunë, përdorim i armës së ftohtë, rrëmbim dhe keqtrajtim personi.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828