Një i moshuar ka rënë nga kati i 6 i pallatit ku banonte duke humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 04:00 në rrugën 'Eshref Frasheri', Tiranë.
Policia dyshon se viktima me inicialet F.S 90 vjeç ka rënë aksidentalisht.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 25.06.2018, rreth orës 04:00, në rrugën “Eshref Frasheri”, nga kati i 6- të i banesës dyshohet të ketë rënë aksidentalisht nga lartësia, shtetasi F. S., 90 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.