Dhuna në familje nuk ndalet! Një rast i rëndë është shënuar në Elbasan. Mësohet se një 25-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, për të cilën është plotësuar urdhër-mbrojtje. Policia bën me dije se në pranga ka rënë Aldo Sabriu i cili është arrestuar edhe më parë për dhunë në familje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.