Japonia është goditur nga një tajfun i cili është konsideruar nga specialistët si më i fuqishmi i 25 vite të fundit.
Deri tani raportohen me miliona njerëz të evakuuar nga shtëpitë e tyre.
Fatmirësisht mediat e huaja raportojnë vetëm dëme të mëdha materiale dhe jo në njerëz.
Stuhia nisi në ishullin e Shikokut rreth ditës së martë në orën lokale dhe është zhvendosur ka prekur të gjithë ishullin e Honshu.
Zyrtarët kanë anuluar me qindra fluturime dhe kanë paralajmëruar përmbytje, dallgë të mëdha dhe rrëshqitje dherash.
Sinoptikanët kanë paralajmëruar se zonat e prekura nga tajfuni mund të goditen dhe nga tornado.
Kryeministri Shinzo Abe thirri një takim urgjent dhe u bëri thirrje njerëzve të ndërmarrin veprime për të mbrojtur jetën e tyre, përfshirë evakuimin.